VIDEO/ Xherdan Shaqiri shkëlqen kundër Marsejës, gol me kokë dhe asist për ti dhënë tre pikët Lionit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Muaji shkurt ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Shaqirin. Në kohë kur kritikat e kishin mbuluar për gjysmën e sezonit të zhvilluar në Ligue 1, sulmuesi shqiptar reagon dhe i tregon të gjithëve se mund të japë shumë për fanellën e Lionit. Lojtari i përfaqësueses zvicerane ka shkëlqyer sot në sfidën e rëndësishme kundër Marsejës, ku ka qenë protagonisti kryesor në fitoren 2-1.

Kundërshtarër kalojnë të parët në avantazh që në minutën e 10 me anë të Genduzisë, por në pjesën e dytë të takimit është Xherdan Shaqiri ai që kthen baraspeshën. Në minutën e 76 futbollisti shqiptar tund rrjetën me kokë, ndërsa në minutën e 89 jep asistin për golin e fitores që shënohet nga Musa Dembele./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Bau_Nickk/status/1488627816690163716

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *