“Mashtrues, donte të shkatërronte Fiorentinën”, presidenti i klubit shfryn ndaj Vlahoviçit: Ishte si të shiste Juventusi lojtar për 400 milionë

Dushan Vlahoviç ishte transferimi më i shtrenjtë i kryer në Serinë A në merkaton e janarit. Sulmuesi serb u transferua te Juventusi për 75 milionë euro, një transferim ky të cilin Komiso e cilëson si një kryevepër. Presidenti i Fiorentinës ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit vjollcë, ku tregon se Vlahoviçi së bashku me menaxherët e tij ishin mashtrues dhe donin të shkatërronin Fiorentinën.

Mashtrimet: “U ktheva në Firence në fund të nëntorit, pavarësisht se mjekët më thanë të qëndroja në SHBA për shkak të gjendjes sime (ka pneumoni). Doja të përpiqesha të mbyllja këtë kontratë me Vlahoviçin, por agjentët ishin gënjeshtarë dhe të pandershëm. Gjithçka në fillim ishte një takim i mirë, por të nesërmen, në vend që të afroheshin me atë që ishte negociuar, na bënë një surprizë. Kontrata e Dushanit nuk mjaftonte më. Nuk mjaftuan 4.5 milionë. Tashmë kërkonin 8 për lojtarin dhe 6 për menaxherët, në vend të tre. Me komisione kërkonin jo vetëm 10%, por edhe ekskluzivitetin për ta shitur“.

Dëshira për tu larguar me kosto 0: “Barone dhe Prade shkuan në Angli për të negociuar për shitjen e Dushanit, por sa herë që kishte një ofertë, lojtari dhe prokurorët refuzuan. Kjo sepse ata donin të shkatërronin Fiorentinën, duke skaduar (kontratën) siç ndodhi me Mbapenë në PSG, Insinjen në Napoli, Donarumën dhe Kesinë te Milani, Dibalan te Juventusi“.

Arsyeja përse transferimi i Vlahoviçit ishte i mirë: “Operacioni i Vlahoviçit në Juventus është një operacion shumë i mirë. Dikush e përkufizoi atë si një kryevepër. Pse është mirë? Sepse Fiorentina, pavarësisht kohës, ka 75 milionë të ardhura. Mund të thuhet që kartoni i Vlahoviçit përfaqëson 100% të të ardhurave tona. Do të ishte sikur Juventusi të kishte shitur një lojtar të tijin 400 milionë. Ky është transferimi më i madh i bërë ndonjëherë në Itali në merkaton e janarit dhe na jep mundësinë të shikojmë nga e ardhmja dhe jo më nga e shkuara”, ka deklaruar Roko Komiso./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online