U transferua në momentet e fundit të merkatos, drejtori sportiv i Majorkës: Muriqi nuk ishte opsioni i parë

Vedat Muriqi u transferua në ditët e fundit të merkatos në La Liga, ku do të mbajë veshur deri në fund të sezonit fanellën e Majorkës. Drejtori sportiv i klubit që luan në La Liga ka deklaruar në konferencë për shtyp se sulmuesi shqiptar nuk ishte zgjedhja e parë në merkato, megjithëse nuk ishte as opsioni i fundit për ta. Ortells shton se Muriqi ka besimin e klubit, pavarësisht faktit se në ndryshim nga kërkesat e trajnerit, nuk ka eksperiencë në kampionatin spanjoll.

“Merkatot e dimrit janë shumë të komplikuara. Është shumë e vështirë të qasesh me lojtarët që luajnë për ekipet e tyre, duhet ta gjurmosh atë treg në situata reale dhe ne kemi të bëjmë me një gamë të gjerë lojtarësh dhe situatash. Edhe Muriqi nuk ishte opsioni i parë, por as nga më të fundit. Është një opsion që na pëlqen dhe prandaj është këtu.

Përveç përvojës ata duhet të kenë kërkesa të tjera dhe nëse nuk kanë përvojë, kanë gjëra të tjera. Nëse janë këtu është sepse mendojmë se janë lojtarë që do të kontribuojnë shumë për Majorkën dhe janë ata që kemi zgjedhur. Kanë besimin tonë dhe jam i sigurt se do të na japin shumë gëzim”, ka deklaruar Pablo Ortells./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online