Tre pikë mjaft të rëndësishme për Gabala, që i afrohet me tre pikë vendit të tretë. Pjesëmarrja në kupat e Europës është objektiv për skuadrën e Sabien Lilajt. Mesfushori korçar nuk luajti titullar në takimin e sotëm dhe pati vetëm shtatë minuta në fund për të.
Skena ishte e gjitha për Xhejms Adeniji. Nigeriani, që në Superiore ka spikatur me Laçin dhe Skënderbeun, shënoi dy herë për Gabala, që mundi rivalët e Sanail me rezultatin e ngushtë 2-1. Goli i parë i Xhejms ishte mjaft i bukur, pasi sulmuesi kombinoi me një nga shokët e skuadrës dhe nga brenda zonës nuk fali.
Sulmuesi 26-vjeçar u rikthye të shënojë dhe me dy golat e realizuar e çoi në 8 numrin e rrjetave të tundura këtë sezon. Më shumë se nigeriani ka realizuar vetëm Dabo (9 gola) i Neftçi, ish-sulmues i Gabala sezonin e shkuar.