VIDEO | Warriors “shtypin” Nuggets, Bucks bëjnë detyrën ndaj Miami Heat

Golden State Warriors ka fituar kundër një ekipi mjaft të fortë si Denver Nuggets. Kampionët në fuqi triumfuan me rezultatin 111-142 dhe dyshja Thompson-Curry arritën të shënonin nga 31 pikë. Edhe Kevin Durant ishte në lartësinë e duhura, pasi realizoi 27 pikë. Për Warriors ishte fitorja e 30-të sezonale.

Rotacion te  Milwaukee Bucks, që ka kaluar me sukses Miami Heats me shifrat 124-86. Giannis Antetokounmpo regjistroi “triple-double”, me 12 pikë, 10 asiste e 10 topa të rikuperuar. Basketbollisti grek luajti vetëm 25 minuta. Ka triumfuar edhe Los Angeles Lakers, që mundi Chicago Bulls 107-100. Detyrë shtëpie e realizuar me sukses.

Joel Embiid (31 pikë, 3 asiste, 13 topa të rikuperuar) dhe Ben Simmons (20 pikë, 9 asiste, 11 topa të rikuperuar)  udhëhoqën Philadelphia 76ers në triumfin 149-107 kundër Minnesota Timberwolves. Indiana Pacers bënë detyrën ndaj Phoenix Suns, teksa regjistruan suksesin e radhës me rezultatin 131-97.

Indiana Pacers-Phoenix Suns 131-97
Philadelphia 76ers-Minnesota Timberwolves 149-107
Atlanta Haëks-Oklahoma City Thunder 142-126
Milwaukee Bucks-Miami Heats 124-86
Denver Nuggets-Golden State Warriors 111-142
Los Angeles Lakers-Chicago Bulls 107-100

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *