VIDEO/ Vrapon nga mesfusha dhe i kalon të gjithë në krahë, Balliu jep asist fantastik në ndeshjen historike të Rajo Vajekanos

Ivan Balliu ka lënë shenjën e tij në përballjen e sotme kundër Real Betisit. Mbrojtësi shqiptar është bërë protagonist pa nisur ende mirë takimi. Kur kronometri shënonte minutën e 5, lojtari 30-vjeçar bën një vrapim fantastik në krahun e djathtë. Balliu merr topin që nga mesfusha dhe i kalon të gjithë kundërshtarët deri në momentin që jep asistin e perfekt për Alvaro Garsian.

Megjithatë Real Betis ka përmbysur shifrat brenda 90 minutave, duke shënuar nga një gol për secilën pjesë të lojës. Kjo e sotmja ishte një ndeshje historike për Rajo Vajekanon, e cila pas 40 vitesh luan për herë të parë në një gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Pavarësisht se ballafaqimi i parë përfundoi me fitoren e Real Betisit, skuadra e Ivan Balliut do të kërkojë mrekullinë në ndeshjen e kthimit, kur do të përcaktohet edhe finalisti i këtij kompeticioni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online