VIDEO/ Vojvoda bën rolin e sulmuesit, shënon golin e dytë radhazi për skuadrën e Torinos

0

Mërgim Vojvoda po kalon një moment mjaft pozitiv në Serie A. Lojtari shqiptar u zhbllokua në ndeshjen e shkaur kundër Parmës, ku arriti të shijonte golin e tij të parë në elitën e futbollit italian. Por duket se tundja e rrjetës i ka lënë një shije mjaft të mirë mbrojtësit dardan, i cili e provon përsëri këtë ndjesi me Torinon.

Ditën e sotme Vojvoda ka bërë rolin e sulmuesit. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës është gjendur në zonën kundërshtare, nga ku shfrytëzon një harkim për ta ndalur topin përtej vijës fatale. Ky është goli i dytë radhazi për Vojvodë, megjithëse këtë herë nuk mban vlerën e 3 pikëve. Tre minuta pasi i dha epërsinë skuadrës, Verona barazon gjithçka. Ekipet ndajnë kështu të dyja nga një pikë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.