VIDEO/ Espanjoli marroset pas pitbullit shqiptar! Keidi Bare ësht? “i çmendur”, hipën në majë të skenës dhe ndez turmën

0

Espanjoli arrit të siguronte 4 javë përpara përfundimit të kampionatit ngjitjen në La Liga. Vetëm një vit në ligën e dytë dhe tashmë është gati ti rikthehet elitës. Por këtë herë së bashku me një futbollist shqiptar, Keidi Baren. “Pitbulli” shqiptar ka qenë një motorr i palodhur dhe shumë energjik në mesfushën e skuadrës spanjolle, por energjinë di ta përcjellë jo vetëm në fushën e lojës.

Te Espanjoli marrosen pas Bares, që tashmë merr edhe rolin e ultrasit duke ndezur turmën në festën e ngjitjes në La Liga. Talenti i Kombëtares kuqezi “çmendet“ për një moment dhe hipën në majë të skenës për të krijuar atmosferë te tifozët e skuadrës katalanase./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.