VIDEO/ Vllaznia gëzon tifozët në “klasiken” kundër Tiranës dhe frikëson Egnatian për vendin e parë, Teuta fiton pastër ndaj Erzenit

Vllaznia është ekipi më në formë i momentit në “Abissnet Superiore”. Shkodranët kanë gëzuar tifozët mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi”, ku kanë mposhtur Tiranën në klasiken e futbollit shqiptar. Juriçi zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të të ndeshjes, ndërsa në minutën e 2-të shtesë të pjesës së parë Bekim Balaj dyfishoi rezultatin.

Nikqi shkurtoi diferencat në minutën e 78, por dy minuta më vonë Balaj u tregua i saktë nga 11 metrat dhe vulosi rezultatin përfundimtar në shifrat 3-1. Vllaznia frikëson Egnatian për vendin e parë në renditje, teksa tashmë janë vetëm 4 pikë larg rrogozhinasve.

Ndërkohë në Durrës Teuta ka marrë tre pikët në derbin kundër Erzenit. Durrsakët kanë mposhtur pastër shijakasit me shifrat 3-0. Lloci (28’), Beqja (38’) dhe Daci (53’) ishin autorët e goalve për Teutën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Balaj
byu/Albaniafootball insoccer

Juric goal
byu/Albaniafootball insoccer

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online