Vetëm 6 loje për Armando Brojën te Fulham! Sulmuesi shqiptar e kthen Rodrigo Muniz në Ronaldo fenomenin, Fulham arrin Chelsea në renditje

Fulham ka marrë një tjetër fitore në ditën e sotme, këtë herë kundër Brighton në shifrat 3-0. Një fitore e ardhur falë një gol të Muniz, një asisti të po këtij sulmuesi që u kthye në gol nga Wilson dhe në fund Traore vulosi gjithçka.

Pas kësaj fitore, Fulham ndodhet në vendin e 12 të renditjes, vetëm një pikë më pak se Chelsea. Sa i përket Armando Brojës, ky i fundit u aktivizua vetëm në minutën e 84 të takimit. Shqiptari e ka kthyer Rodrigo Muniz të duket si Ronaldo fenomeni, pasi Muniz ka realizuar 5 gola në 5 ndeshjet e fundit. /Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online