VIDEO/ Vllaznia e provoi me të gjitha mënyrat, e ndalë Skënderbeu dhe ndizet lufta e titullit kampion

Skënderbeu ka arritur që të ndalë Vllazninë në barazimin 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20 të kampionatit shqiptar. Pjesa e parë do të niste më mirë për korçarët që kaluan në avantazh me anë të Duvuna. Ky i fundit lëshoi predhën nga distanca duke gjetur rrjetën. Vetëm pak minuta më vonë Skënderbeu do të kishte mundësinë për të dyfishuar shifrat, por Adili do të bënte heroin për të larguar topin me kokë.

Spektakli në lojën e hapur mes dy ekipeve ka vazhduar në pjesën e dytë. Por këtë herë ka folur gjithçka për Vllazninë. Dilaver do të gjente rrjetën nga pika e bardhë e 11-metrave në minutën e 57 pas një kundërsulmi të frikshëm të shkodranëve, që u shpërblye me “ruletën ruse”.

Kështu do të zhbllokohej sulmuesi i Vllaznisë, ndërsa Brdariç kthehet nga tribuna duke kërkuar mbështetjen e atyre pak personave që gjendeshin në krahun e shkodranëve. Kryesuesit aktual e provuan me të gjitha mënyrat për golin e avantazhit, por shpeshherë fati dhe mungesa e saktë e koordinimit bëri që shifrat të mbylleshin në 1-1. Jonuzi dhe Gurishta ishin afër golit në minutat e fundit, megjithatë Dajsinani ka zhvilluar një prej ndeshjeve të tij më të mira me Skënderbeun. /Sport Ekspres/

Skënderbeu-Vllaznia 1-1 Duvuna 9’/ Dilaver p’ 57′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online