“Jam i befasuar me ato 45 minuta”, trajneri i Vllaznisë tregon bisedën me lojtarët: Nuk e pranoj këtë…

Skënderbeu ka arritur që të ndalë Vllazninë në barazimin 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20 të kampionatit shqiptar. Pjesa e parë do të niste më mirë për korçarët që kaluan në avantazh me anë të Duvuna. Ky i fundit lëshoi predhën nga distanca duke gjetur rrjetën. Vetëm pak minuta më vonë Skënderbeu do të kishte mundësinë për të dyfishuar shifrat, por Adili do të bënte heroin për të larguar topin me kokë.

Spektakli në lojën e hapur mes dy ekipeve ka vazhduar në pjesën e dytë. Por këtë herë ka folur gjithçka për Vllazninë. Dilaver do të gjente rrjetën nga pika e bardhë e 11-metrave në minutën e 57 pas një kundërsulmi të frikshëm të shkodranëve, që u shpërblye me “ruletën ruse”.

Kështu do të zhbllokohej sulmuesi i Vllaznisë, ndërsa Brdariç kthehet nga tribuna duke kërkuar mbështetjen e atyre pak personave që gjendeshin në krahun e shkodranëve. Kryesuesit aktual e provuan me të gjitha mënyrat për golin e avantazhin, por shpeshherë fati dhe mungesa e saktë e koordinimit bëri që shifrat të mbylleshin në 1-1. Jonuzi dhe Gurishta ishin afër golit në minutat e fundit, megjithatë Dajsinani ka zhvilluar një prej ndeshjeve të tij më të mira me Skënderbeun. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve:

Brdariç (Vllaznia): “Jam i befasuar dhe nuk mund ta kuptoj se cfarë ndodhi në pjesën e parë. Skënderbeu ishte shumë agresive. I thashë edhe lojtarëve në pushim: “Nuk mund ta pranoj këtë performancë”. Në pjesën e dytë e kemi ngritur nivelin tonë. Do ta analizojmë këtë ndeshje dhe jam i befasuar realisht me nivelin e treguar në pjesën e parë. Më shqetëson kjo performancë se e kishim përgatitur ndeshjen me kujdes. E dinim që Skënderbeu luante gjithçka për të qëndruar në kampionat dhe ndonjë lojtar ka luajtur i pakujdesshëm në 45 minutat e para. Dilaver? Jam i lumtur që u zhbllokua, fiton besimin për gjetjen e golit dhe mori përsipër përgjegjësinë. Megjithatë të gjithë bëjmë gabime, nuk ka njeri perfekt dhe kështu do të mësojmë. Duhet të jemi të kënaqur me 1 pikë, megjithëse tifozët kërkojnë fitore në çdo ndeshje. Duhet të kuptojmë se të gjithë po na ndjekin ne dhe na kanë si objektiv. Nëse ne japim vetëm 5% më pak si ndodhi sot në pjesën e parë, atëherë është e vështirë. Arbitri? Është e vështirë që të gjykosh. I kërkova arbitrit që të jetë i vëmendshëm pasi mund të jepte më shumë penallti. Por nuk ishte ai fajtori, duhet të luajmë futboll më të mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online