VIDEO | Vllaznia e Burreli shpërthejnë në gola, befasohet Apolonia

Janë luajtur ndeshjet e javës së 17-të në Kategorinë e Parë, ku rezultatet që kanë rënë më shumë në sy janë fitoret me goleadë të Vllaznisë dhe Burrelit. Të besuarit e Hasan Likës kanë triumfuar thellë 1-6 në transfertë përballë Vorës, duke marrë një sukses spektakolar në ditën e 100-vjetorit të klubit.

Triumf spektakolar ka marrë edhe Burreli, skuadër që mposhti Veleçikun me rezultatin 5-2. Shënkolli mposhti 1-0 skuadrën e Erzenit, ndërsa Korabi befasoi Dinamon dhe arritit të marrë një triumf minimal 1-0 në shtëpi. Ndeshja tjetër e Grupit A mes Ilirisë dhe Besëlidhjes është mbyllur me rezultatin e bardhë, 0-0.

Ndërsa në Grupin B, janë luajtur 3 ndeshje. Oriku ka marrë një fitore befasuese në transfertën e Fierit, duke mposhtu vendasit e Apolonisë. Elbasani dhe Pogradeci janë ndarë në barazim 1-1 në “Elbasan Arena”, ndërsa Egnatia mori një fitore 1-2 përballë Turbinës në Cërrik.

KATEGORIA E PARË – Java 17

GRUPI A
E shtunë, më 16 shkurt, ora 14:00
Burreli-Veleçiku 5-2

Shënues: Ajazi 21′ 32′, 61′ Rahova 49′, Kurbneshi 75′ / Ujkaj 58′, Delaj 90+2′
Vora-Vllaznia 1-6 
Shënues: Myslymi 90+1′ / Kruja 6′, Krymi 44′, Hajdari 59′, Zhunior 63′, Ezimaka 79′ 83′
Korabi-Dinamo 1-0
Shënues: Skuka 48′ (pen.)
Iliria-Besëlidhja 0-0
Shënkolli-Erzeni 1-0
Shënues: Zefi 57′

GRUPI B
E shtunë, më 16 shkurt, ora 14:00
Turbina-Egnatia 1-2

Shënues: Sallaku 31′ / Dimo 24′ (pen.), Rexhepi 45+1′
Elbasani-Pogradeci 1-1
Shënues: Nuri 11′ / Ivanaj 85′
Apolonia-Oriku 0-1
Shënues
: Dhrami 78′
E diel, më 17 shkurt, ora 14:00
Bylis-Tomori
Lushnja-Besa

63′ Supergoli i Zhunior

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *