Video | Vinicius provon realitetin e kategorisë së tretë, kundërshtari e kafshon

Derbi midis ekipeve rezervë të Real Madrid dhe Atletiko Madrid ka mbaruar me shifrat e barabarta 2-2. Për skuadrën “Los Blancos” të dy gola u shënuan nga talenti 18-vjeçar, Vinsjus Xhunior. Por, debutimi në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll nuk ka qenë aspak i butë për blerjen 40 milionë euroshe të Realit.

Siç ndodh përherë në derbit midis skuadrave madrilene, tensioni ishte shumë i lartë edhe pse ishte thjesht një ndeshje rezervash. Braziliani u përfshi në një moment të tillë, teksa pas disa ngacmimeve u kafshua në kokë nga kapiteni i Atletikos, veprim ky që për pak solli dhe pezullim e takimit. Në mënyrë të pabesueshme gjyqtari i takimit vendosi t’i ndëshkonte të dy lojtarët me një karton të verdhë dhe asgjë më shumë.

</div

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *