VIDEO/ Vetëm “pleshti magjik” mundet! I shtrirë në tokë dhe pa e parë shokun, shihni pasimin gjenial të Lionel Mesit

PSG ka mposhtur mbrëmë Nice me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 9-të të Ligue 1. Gjiganti francez arriti të fitojë, duke vazhduar serinë e tij pozitive, ndonëse duket qartë se Nice ka treguar se mund të përballojë një ekip të fortë si ai i Parisit.

Një nga lojtarët kyç në fitoren e PSG-së ishte Lionel Messi, i cili shënoi një gol mjeshtëror nga goditja e dënimit në pjesën e parë, por miqtë arritën të barazojnë në fillim të pjesës së dytë. Në fund vendosi goli i Kylian Mbappe, i cili u fut në minutën e 59-të në vend të Ekiteke-s dhe i dha fitoren për 2-1.

Përveç golit fantastik, Messi u dallua edhe në mënyra të tjera. Veçanërisht i këndshëm ishte pasimi i tij në minutën e 58-të. Argjentinasi u ndalua me faull në sulm, u rrëzua në fushë, por ia doli të bënte përshtypje edhe një herë, teksa ishte shtrirë, dërgoi topin mes dy mbrojtësve të Nice pa e pasur pamjen e qartë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online