Notat/ Ndeshja e parë e vërtetë në Serinë A erdhi kundër Romës, Kristjan Asllani tregohet “profesor” me Interin

Duhej të ishte ende i përfshirë nga emocionet në ndeshjen e parë me Interin që e niste si titullar në Serinë A. Për më tepër kundër Romës së Murinjos dhe me përgjegjësinë për të zëvendësuar një lojtar si Brozovic.

Por vlera më e madhe e Kristjan Asllanit është fakti se luan në “San Siro” si të jetë duke luajtur poshtë pallatit, e thënë kjo nga figura të njohura të futbollit në Itali. Megjithëse te Kombëtarja nuk kemi parë ende asgjë nga ky lojtar, te Interi kishte tjetër imazh.

Kjo mjafton që të shihet nga mënyra sesi e kanë vlerësuar mediat italiane. “Tuttomercatoëeb” i ka dhënë notën 6.5, Gazzetta dello Sport i ka dhënë notën 6, po aq sa Tuttosport dhe Corriere dello Sport. Në një humbje me shifrat 1-2, vlerësimi për Asllanin ka qenë mbi mesataren si të ishte një “profesor” dhe ende jo një nxënës që po jepte testim në ditën e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online