VIDEO/ Veprimi i bukur i portierit të Polonisë, Shezni u kujdes për fanellën e Shqipërisë pasi Mirlind Daku shënoi golin

Shqipëria arriti të fitonte me shifrat 2-0 kundër Polonisë në ndeshjen e fundit kualifikuese të Europianit. Këtë herë kemi parë edhe një sjellje shumë profesionale dhe për t’u vlerësuar nga ana e portierit polak, Shezni. Gjithçka fillon që me golin e dytë të Dakut. Pasi adrenalina i përshkron trupin, pasi topi shkoi në rrjetë, Daku heq fanellën dhe feston si i çmendur.

Pavarësisht dëshpërimit, Shezni merr fanellën e Shqipërisë dhe nuk shfryn inatin ndaj saj, por ia dorëzon arbitrit. Më pas arbitri i jep Hysajt, me mbrojtësin që ia vesh këtë fanellë Dakut. Gjithashtu Shezni ka përgëzuar dy golashënuesit, Asanin dhe Dakun për realizimet e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online