“E mori Roshin dhe e dërgoi në tribunë”! Sinemati kritikon Silvinjon për zgjedhjen në Kombëtare: Nuk e kuptoj…

Sinemati ka kritikuar zgjedhjen e bërë nga Silvinjo me Odise Roshin. Ky i fundit u grumbullua nga Kombëtarja dhe më pas u dërgua në pankinë për ndeshjen kundër Polonisë. E gjitha kjo situatë ka bërë që Sinemati të ketë disa rezerva për trajnerin e Shqipërisë.

“Po flasim vetëm për anët e mira të Silvinjos, tani të flasim për diçka që më la rezervë. Ka grumbulluar Odise Roshin. Si thirret Roshi dhe tradhtohet në momentet më të mira të tijat? E kemi vendosur vetëm njëherë si mbrojtës të majtë me Francën. Tani e merr dhe e dërgon në tribunë. Këtë nuk e kuptova dot.

Nuk ka dyshim që është rezultati më i rëndësishëm. Por mos të harrojmë që ishte një rezultat i bukur, jo një lojë e bukur. Ne harrojmë që në Ceki shënuam gol me një gjuatje në portë dhe këtu me Poloninë shënuam dy gola me dy gjuajtje në portë”, tha Sinemati. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online