VIDEO/ Vedat Muriqi shënon golin e 13 në La Liga, nuk i mjafton për të nxjerrë me pikë Majorkën

Vedat Muriqi vazhdon të shënojë në La Liga. Sulmuesi shqiptar ka arritur kuotën e 13 golave në kampionatin spanjoll, duke u renditur i 6-i në listën e golashënuesëve. “Pirati” fitoi një penallti në minutën e 78 të takimit, të cilën mori përsipër ta ekzekutonte po vetë.

Shtatlarti nga Prizreni u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metrave, duke e dërguar topin në rrjetë me të majtën e tij. Shifrat shkuan përkohësisht 1-1, por Girona arrin të shënojë sërish. Kastejanos e ndal topin në rrjetë në minutën e 84-t, duke i dhënë fitoren 2-1 ekipit të tij përballë Majorkës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online