Tifozët e Napolit pushtojnë Udinen, 50 mijë të tjerë ndjekin ndeshjen e titullit kampion në “Diego Armando Maradona“

Titulli kampion është vetëm 90 minuta larg dhe napoletanët kanë nisur përgatitjet për festën e madhe. Të kaltërve u mungon skudetoja prej 33 vitesh, ndërsa sot u mjafton edhe një barazim ndaj Udinezes për të marrë trofeun në duart e tyre.

Tifozët napoletanë kanë “pushtuar“ stadiumin e Udinezes, teksa kanë zgjedhur të jenë pranë skuadrës në momentin kur do të dëgjohet vërshëllima e trefishtë që do të sinjalizojë njëkohësishst fitimin e titullit kampion. Ndërkaq, 50 mijë tifozë do të  jenë të pranishëm në stadiumin “Diego Armando Maradona“, ku janë vendosur ekrane të mëdha për të ndjekur këtë sfidë të rëndësishme. Entuziasmi është i lartë, tashmë gjithçka mbetet në dorën e futbollistëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online