“Ky Napoli filloi me mua”, Reja pret titullin kampion nga të kaltrit: Shpresoj të përsëritet festa deri në orët e vona si në kohën time

Edi Reja është i pranishëm në “Dacia Arena” për të ndjekur nga afër përballjen mes Udinezes dhe Napolit. I gjendur mes skuadrës së vendlindjes dhe asaj ku ka kaluar momentet më të rëndësishme në karrierë, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare zgjedh të bëjë tifo për Napolin. Reja ka folur për “Sky Sport” para fillimit të ndeshjes, ku ka vënë në dukje se Napoli i filloi në Serinë A 18 vite më parë me të në pankinë dhe tani të finalizohet me një titull kampion të fituar në qytetin e tij, Udine.

“Kanë kaluar 18 vjet, ky Napoli filloi me një friulian dhe është e drejtë të mbyllet në Friuli. Nuk duhet ta them, por shpresoj të festoj edhe sonte. Nuk e prisja këtë Napoli, por klubi bëri një punë të shkëlqyeshme. Dukej sikur historia e klubit në Serinë A kishte mbaruar, por ndërhyrjet në merkato u bënë me mjeshtëri. Dhe aftësia e Spaletit bëri gjithçka tjetër, duke krijuar një histori të jashtëzakonshme.

Është një ekip që ka luajtur mirë gjatë gjithë kampionatit, ata kanë pasur vetëm një rënie fizike, por është e kuptueshme, por në përgjithësi ata janë gjithmonë në rritje. Kujtimi më i mirë ka qenë gjithmonë ai i promovimit (në Serinë A), festa deri në orët e vona të natës ishte e mrekullueshme. Shpresoj që një festë e tillë të përsëritet sërish sonte dhe shpresoj shumë që do të ndodhë sot”, ka deklaruar Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online