VIDEO/ VAR-i i mohoi penalltinë e shpresës kundër Lajpcigut, Gjimshiti dhe Atalanta i thonë lamtumirë Europës

Atalanta nuk shkon dot më larg se çerekfinalet. Ekipi i italian i ka dhënë lamtumirën Europës mbrëmjen e sotme pas humbjes 0-2 kundër Lajpcigut. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa me fitoren e arritur në Bergamo ekipi gjerman mbërrin në gjysmëfinale.

Nkunku zhbllokoi rezultatin në minutën e 18, ndërsa pak kohë pas fillimit të pjesë së dytë zikaltrit kërkojnë një penallti që mund të çonte sërish sfidën në baraspeshë. Gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi topi prek në dorën e njërit prej lojtarëve të Lajpcigut që ndodhej në murin mbrojtës, por sistemi VAR ka vendosur të mos japë 11 metërsh për këtë rast. Atalantës i ikën kështu nga duart mundësia e artë për të barazuar në 1-1 dhe për të kërkuar më pas përmbysjen.

Ndërkohë në minutën e 87, Nkunku shuan përfundimisht shpresat e skuadrës së Gasperinit. Lajpcigu fiton të drejtën e një penalltie pas ndërhyrjes së gabuar të portierit dhe ishte Nkunku ai që e dërgoi përsëri topin në rrjetë për të mbyllur përfundimisht historinë e kësaj sfide. Berat Gjimshiti ka qenë në stol për këtë ndeshje, pasi sapo është rekuperuar nga dëmtimi i pësuar në kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online