“Ndoshta zhgënjimin nuk ua heq dot nga mendja“, Skuka kërkon besimin e tifozëve: Ju premtoj se…

Partizani u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Kupa e Shqipërisë, teksa u mposht pas penalltive nga ekipi i Vllaznisë. Ishte Xhuliano Skuka ai që e përjetoi më keq se çdokush tejtër eliminimin e të kuqve. Ishte pikërisht njeriu që solli Partizanin deri në gjysmëfinale ai i cili mban peshën e fajit pasi gaboi në ekzekutimin e 11 metërshit të tij. Sulmuesi i talentuar ka reaguar përmes llogarisë së tij në rrjete sociale, ku ka premtuar se do i bëjë tifozët të harrojnë mbrëmjen e djeshme, si dhe ka kërkuar besimin e tyre.

“Ndoshta zhgënjimin që pësuat sot nuk do mund ta heq nga mendja juaj, por premtoj që do të bëj të harroni mbrëmjen e sotme dhe do ta rikuperoj atë. Ajo çfarë unë kam nevojë më së shumti tani është besimi juaj“, shkruan Xhuliano Skuka, fjalët të cilat i ka shpërndarë më pas edhe vetë klubi i Partizanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online