VIDEO/ “Vallëzon” me topin mes mbrojtje kundërshtare, Armando Dobra lë gjurmën e fundit në Angli

Armando Dobra ka lënë gjurmën e fundit me ekipin e Ipsëich. Talenti i Shqipërisë kishte vendosur bast me trajnerin në fillimin e sezonit duke dalë kundër dëshirës së teknikut për t’u huazuar në një tjetër skuadër që të merrte më shumë minuta.

Lojtari shqiptar ishte i bindur se do të fitonte vendin në ekipin e parë me performancën e treguar tek të rinjtë. Ashtu edhe ndodhi teksa Dobra fitoi gjithmonë e më shumë minuta te Ipsëich duke marrë herë pas here edhe vendin e titullarit.

Në ndeshjen e fundit që u zhvillua kundër Fletëood në shifrat 3-1 në “League One”, talenti shqiptar la gjurmë në golin e parë. Duke vallëzuar në mes të mbrojtjes kundërshtare do t’i dhuronte asistin Norëood në minutën e 3. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *