“Nuk kishte vend të nxirrnim topin”, Shehi i përgjigjet Kastriotit: Tirana është më shumë Fair Play se duhet

Humbja 1-0 ndaj Tiranës i ka acaruar shumë krutanët, të cilët tashmë ndjejnë presionin e rënies nga kategoria. Menjëherë pas ndeshje, përfaqësues të Kastriotit janë ankuar për mungesë të “Fair Play”, pasi Tirana shënoi në momentin që një lojtar i tyre ishte i shtrirë në fushë i dëmtuar. Ky fakt është kundërshtuar kategorikisht nga trajneri i Tiranës, Orges Shehi, i cili i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH deklaroi se Tirana është ekipi më i drejtë në Superligë.

“E kam thënë edhe pas ndeshjes, ne jemi fair play më shumë se çduhet. Në çdo moment ne kemi qënë ata që kemi nxjerrë topin jashtë. Dhe në momentin që lojën duhet ta ndalte arbitri, e kemi bërë ne. Në momentin e golit, nuk ishte rasti për fair play. Acarimi mendoj se ishte i tepërt, sepse nuk kishte vend për ta nxjerrë topin jashtë. Ai lojtar që ishte në tokë, edhe po të ishte në këmbë, atje ku shkoi topi, nuk do të merrte pjesë në aksion”.- u shpreh Orges Shehi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online