Granada është mjaftuar vetëm me një barazim 1-1 kundër Malagas. Myrto Uzuni nuk ia doli dot të shënonte në këtë ndeshje, pavarësisht se rastet nuk i munguar përgjatë lojës. Sulmuesi shqiptar humbi mundësinë t’i jepte tre pikët skuadrës së tij, teksa shpërdoroi një shans të artë në pjesën e parë të takimit.
I gjendur vetëm fare pak metra larg portës thuajse të boshatisur, Uzuni nuk kordinohet mirë për të gjuajtur topin. Sfera mbetet përsëri aty, por futbollisti beratas gabon sërish duke e nxjerrë jashtë. Gjithashtu, përpara këtij rasti kishte mundësinë të shënonte brenda zonës kundërshtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Granada CF mutlak gol pozisyonundan yararlanamad? Uzuni golü kaç?rd? pic.twitter.com/ilpapaeYa5
— Endülüs Futbolu ???? (@endulusfutbol) December 8, 2022