Plasin kritikat në Brazil: Kombëtarja ushqehet me mish të mbuluar me ar 24 karatësh, 62 milionë brazilianë nuk hanë dot vaktet e ditës

Brazili është Kombëtarja që sipas shumëkujt është favoriti i parë për të fituar Kupën e Botës në Katar. Me gjashtë pikë fituan grupin G së bashku me Serbinë, Zvicrën dhe Kamerunin dhe në 1/8 e mposhtën lehtësisht Korenë e Jugut me rezultat 4-1.

Ajo që vijon është ndeshja çerekfinale ndaj nënkampioneve të botës, Kroacisë dhe para kësaj ndeshjeje kanë vendosur të pushojnë pak. Kështu, kombëtarja braziliane, të shoqëruar nga legjendari Ronaldo Nazario, kanë vizituar restorantin e Nusret Gokcu dhe kanë provuar biftekët e artë me vlerë rreth 1650 euro.

Futbollistët brazilianë me kënaqësi kanë bërë foto me Nusretin, por në vendin e tyre kanë marrë shumë kritika. “Ndërsa shumë brazilianë jetojnë në varfëri dhe mjerim, ata hedhin ushqimin. Ne po humbasim ndjenjën tonë për të mirën e përbashkët. Ne duhet të mendojmë përsëri për të mirën e përbashkët, jo vetëm për individin,” i kritikoi prifti Julio Lancellotti në një intervistë për CNN. “Vini Jr. dhe Eder Militao hanë mish të mbuluar me ar 24 karatësh dhe 62 milionë brazilianë nuk hanë tre vakte në ditë”, shkroi JornalGoyaz në Tëitter. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online