“Më pëlqejnë qoftet dhe byreku, porosis kafe gjysmë”! Behiratçe zbulon këngën që pëlqen më shumë: Ku je je…

Behiratçe ishte i ftuar në emisionin “Botërori Katar 2022” që transmetohet në “Ora News”. I pyetur nga Sulçe për jetën e tij të zakonshme në Tiranë, mbrojtësi i bardhebluve rrëfeu gjithçka sa i përket rutinës, ushqimit të preferuar dhe këngëve që dëgjon më tepër.

“Një ditë në Tiranë? Unë zgjohem, stërvitem, shkoj në shtëpi, shikoj filma apo seriale. Shkoj edhe në kafe me miqtë e mi. E pëlqej kafen shqiptare, një kafe e gjysmë. Zakonisht ha në shtëpinë time, pak jashtë. Më pëlqen më shumë byreku dhe qoftet. Kam mësuar pak shqip. Dëgjoj këngë shqiptare, Noizyn më shumë dhe atë këngën Ku je je të Elgit Dodës”, tha Behiratçe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online