VIDEO/ Uells-Zvicër ndryshon panoramat pas një goli! Portieri i uellsianëve ishte “i çmendur”, mbresëlënës me reagimet

Uellsi dhe Zvicra kanë ndarë nga një pikë duke barazuar në shifrat 1-1 në ndeshjen e tyre të parë në këtë Europian. Panorama të ndryshme janë shfaqur në këtë përballje, me pjesën e parë që ishte e dominuar në çdo aspekt nga Zvicra. Goli ishte vetëm çështje kohe me Uellsin që dukej si Kombëtare modeste përpara rivalit të saj. Realizimi erdhi menjëherë në minutën e 49 ku pas krosimit të Shaqirit nga goditja e këndit, Embolo dërgoi topin në rrjetë. Menjëherë Zvicra do të tërhiqet mbrapa dhe do t’i jepte shumë terren Uellsit që nisi të sulmonte për herë të parë që nga nisja e takimit.

Pas disa mundësive të mira ishte More që kaloi me kokë portierin Somer duke rikthyer baraspeshën në të 74. Më pas ndeshja foli për Zvicrën që kërkoi me të gjitha mënyrat fitoren, por goli i dytë i realizuar nga Gavranovic në minutën e 85 do të akordohej si pozicion jashtë loje. Brel Embolo kishte shansi e artë për të kaluar në avantazh helvetët pas gjuajtjes me kokë që do të pritej me reagimin e pamundur nga portieri i Leicester, Ëard. Ky i fundit ka reaguar sërish në mënyrë të pabesueshme kundër Gavranovic për të evituar golin, megjithëse aksioni do të akordohej si pozicion jashtë loje. Por këtë herë flitej për një pozicion shumë të dyshimtë dhe nëse topi do të përfundonte në rrjetë, me siguri që te Uellsi nuk do ta kalonin lehtë mbylljen e ndeshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online