Uejn Runi e ka nisur në mënyrë perfekte sezonin e ri në MLS. Ekipi i tij udhëheq me shtatë pikë pas tre ndeshjes, teksa nuk ka pësuar asnjë gol dhe ka shënuar plot shtatë. Mbrëmjen e kaluar, DC Junajtid, shkatërroi 5-0, Real Salt Lake në shtëpi, ku padyshim ylli i mbrëmjes ishte padyshim Uejn Runi.
Anglezi shënoi plot tre gola, ku fillimisht u tregua i saktë në minutën e 34-t nga pika e bardhë e penalltisë. Në fundin e pjesës së parë mposhti me një parabël portierin kundërshtar për herë të dytë, ndërsa në minutën e 65-të plotësoi tripletën pas pasimit perfekt të Morenos.