VIDEO/ U ndje i turpëruar pas reagimit të Ronaldos, lojtarët e Atalantas e ngacmojnë me dhuratën e veçantë

“Pas ndeshjes kundër Juventusit, u përpoqa të marr fanellën e Ronaldos. Unë shkova drejt tij, por ai as nuk më pa dhe vetëm tha jo. Unë u largova dhe u ndjeva i vogël. E dini atë moment kur diçka e turpshme ndodh dhe shikoni përreth për të parë nëse dikush e ka vënë re? Kjo është ajo që unë ndjeva dhe u përpoqa ta fsheh”, kështu do të shprehej Robin Gosens për episodin e ndodhur me Ronaldon.

Por vetëm pak ditë përpara se të dy lojtarët të vihen përsëri përballë njëri-tjetrit të fushë, shokët e skuadrës kanë vendosur ta ngacmojnë duke i bërë një dhuratë të veçantë. Një dhuratë që patjetër i kujton atë moment të sikletshëm me yllin portugez. Në një video të shpërndarë në rrjetët sociale, Gosens shihet në dhomat e zhveshjes së Atalantës, ku ka në dorë një fanellë, të cilën zbulon më pas se është pikërisht ajo e Kristiano Ronaldos. Padyshim që një moment i tillë është kaluar me të qeshura nga ana e lojtarit gjerman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online