U duk se Reali i Madridit e kaloi krizën e rezultateve, por djemtë e Solarit janë rikthyer me këmbë në tokë. Goli i Kasemiros në mesin e pjesës së parë nuk ka mjaftuar, ndërsa miqtë kanë shënuar dy herë në pjesën e dytë, duke siguruar tre pikë të arta.
Mesfushori brazilian shënoi me kokë në minutën e 25-të pas një krosimi të Toni Kros dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ekipit vendas. Zhirona i befasoi të gjithë në pjesën e dytë dhe barazoi shifrat në minutën e 65-të. Stuani nuk gaboi nga pika e penalltisë, duke shënuar golin e 13 në kampionat.
Zhirona nuk u ndal dhe pas dhjetë minutash gjeti dhe golin e fitores. Portu shfrytëzoi një top të grushtuar të portierit Kurtua dhe me kokë kaloi miqtë në avantazh. Minutat e mbetura nuk prodhuan më gol, ndërsa Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit të ndeshjes.
Ky rezultat e mban Realin në vendin e tretë me 45 pikë (nëntë me pak se Barcelona kryesuese), ndërsa Zhirona është ngjitur në vendin e 15-të me 27 pikë, duke u larguar paska nga zona e rënies nga kategoria.
Real Madrid-Zhirona 1-2
(Kasemiro 25′ / Stuani (pen) 65′, Portu 75′)