VIDEO/ “Tulipanët” bëjnë detyrën ndaj Austrisë, Hollanda kalon me sukses fazën e grupeve

Hollanda fiton 2-0 ndaj Austrisë duke siguruar kështu kualifikimin në fazat finale të Euro 2020. “Tulipanët” kishin një punë mjaft te lehtë ndaj Austrisë, e cila nuk arriti për asnjë moment të tregojë forcën e duhur. Golat u shënuan nga Depay me penallti në minutën e 14-të dhe Dumfries në minutën e 67-të, pas një aksioni perfekt nga lojtarët hollandezë.

Depay kishte mundësinë të shënonte golin e dytë personal në pjesën e parë, por me portën e boshatisur, lojtari i Lyon e dërgoi topin disa metra mbi portë. Kjo humbje i vështirëson gjërat për Austrinë, e cila duhet të mposhtë me patjetër Ukrainën, në mënyrë që të sigurojë vendin e dytë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Soccer_Matrix/status/1405623616092377089

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online