Prania e agjentit të Dybala-s në Milano shton zërat që e lidhin me Milanin, gazetari italian zbulon dëshirën e argjentinasit

Agjenti i Paolo Dybalas, Jorge Antun ishte i pranishëm sot në Milano, çka shtoi thashethemet e një transferimi të argjentinasit tek kuqezinjtë. Megjithatë, menaxheri i lojtarit ka mohuar kategorikisht të gjithë zërat se është takuar me skuadra të tjera.

Gazetari italian i dedikuar për transferimet, Fabrizio Romano, deklaroi se për momentin Dybala është i fokusuar vetëm tek Juventusi dhe është duke diskutuar të ardhmen me drejtuesit e klubit.

Argjentinasi ka shprehur hapur dëshirën për të qëndruar në Torino, teksa pritet nëse do të arrihet një marrëveshje midis Juventusit dhe lojtarit për të rinovuar kontratën./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online