VIDEO/ Tuchel nuk e përsërit të njëjtin gabim dy herë! Trofeu i Champions-it i shkon Chelsea-t, City peng i mallkimit të debutuesit

Nga gabimet vijnë leksionet më të vyera dhe duket se kjo shprehje merr vlerë për Tuchel. Një vit më parë PSG-ja e tij humbi finalen e Champions League kundër Bayern Munich, por sot thuajse një vit më pas trajneri gjerman nuk e përsërit të njëjtin gabim për të dytën e herë. Sot trofeu shkoi në duart e tij.

Chelsea triumfon në finalen e madhe duke mposhtur Manchester City-n me rezultatin e ngushtë 1-0. Ishte goli i Havertz në minutën e 42-të ai që vendosi fatin e kësaj sfide, ndërsa “qytetarët” nuk mundën të gjenin dot rrugën e rrjetës, madje as 7 minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari nuk i ndihmoi të barazonin rezultatin.

City mbetet kështu peng i mallkimit të debutuesit, teksa asnjë ekip që mbërrin për të parën herë në finale nuk ia ka dalë të ngrejë lart trofeun veshëgjatë. E nga ky rregull nuk bën përjashtim as skuadra e Guardiolës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/D9INE_BALL/status/1398727657194332160

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online