I kërkon leje Rejës për të mos u bashkuar me Kombëtaren, në Gjermani zbulojnë arsyen e Gjasulës

Si rrallë herë që nga momenti i debutimit, emri i Klaus Gjasulës mungonte në listën e lojtarëve të ftuar nga Edi Reja. Padyshim që në momentin e parë të gjithë do të mendonin për një vendim të trajnerit, por situata në të vërtetë rezulton ndryshe. Ka qenë vetë “gladiatori“ shqiptar ai që i ka kërkuar leje Rejës për të mos u bashkuar me Kombëtaren në këto dy takime miqësore për muajin qershor.

Arsyeja për këtë vendim bëhet e ditur në Gjermani. “Mopo.de“ raporton se Gjasula nuk është i kënaqur me sezonin e mbyllur te Hamburgu, prandaj synon që në të ardhshmin te lërë të tjera përshtypje në fushën e lojës. Klubi gjerman ka bërë ndryshime ne krye të pankinës dhe mesfushori kuqezi dëshiron me çdo kusht të bindë trajnerin e ri dhe të mos humbasë asnjë moment nga parapërgatitjet për sezonin që do të pasojë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online