VIDEO/ Tregon muskujt me fytyrën e gjakosur, Schick i tund rrjetën Kroacisë u vë në dyshime kualifikimin

Republika Çeke po bën surprizën në grupin D të Kampionatit Europian, ku pas asaj fitoreje 2-0 kundër Skocisë po befason edhe Kroacinë. Megjithëse skuadra ballkanase ishte dukshëm favorite në letër, çekët janë duke udhëhequr në pjesën e parë me shifrat 1-0.

Në minutën e 36 bërryli i Dejan Lovren përfundon në fytyrën e Schick, i cili përfundon me një hundë të gjakosur nga kjo përplasje. Arbitri ka vendosur që të arkordojë një 11 metërsh dhe prej aty është pikërisht Schick ai që shkon përballë portierit kundërshtar. Me hundën që vazhdon të rrjedhë gjak, sulmuesi çek nuk ndalet por tund rrjetën e Kroacisë, që vendos në dyshime kualifikimin në rast se rezultati mbetet i pandryshuar. Menjëherë pas golit, Schick shkon pranë kameras për të treguar muskujt e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/TrashTalkMVP/status/1405928001666228230

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online