Milani synon goditjen e bujshme në merkato dhe nisin kontaktet me Sergio Ramos, ja kërkesat e mbrojtësit

Sergio Ramos ka hequr shiritin e kapitenit nga krahu i tij dhe sezonin e ardhshëm nuk do të udhëheqë më klubin me të cilin fitoi çdo trofe të mundshëm. Me lot në sy mbrojtësi spanjoll njoftoi ndarjen me Realin e Madridit, ndërsa ekipet më të mëdha dhe të pasura të Europës kanë nisur nga puna për të arritur një marrëveshje me 35-vjeçarin.

Por një goditje të bujshme në këtë merkato synon ta bëjë edhe Milani, që sipas “El Chiringuito“ kanë nisur kontaktet me Ramosin. Kuqezinjtë kërkojnë të sjellin në Serie A një nga mbrojtësat më të mirë që ka njohur bota e futbollit, por problem duket të jetë paga e lojtarit. Spanjolli kërkon një rrogë prej 15 milionë eurosh neto në sezon, një shifër kjo e lartë për financat e Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online