VIDEO/ Tre shtylla dhe… Xheko, Roma gjen fitoren “in extremis”

0

Një ndeshje e çmendur. Kështu mund të quhet ajo në “Olimpico” të Torinos, ku Roma ka gjetur në frymën e fundit një gol me të zakonshmin Edin Xheko, që shumë kishte gabuar deri në atë moment, por edhe i ndalur nga fati i keq.

E megjithatë, skuadra vendase e Maxarrit, që u paraqit mjaft mirë, pa t’I anulohej një gol me të drejtë, pas ndërhyrjes së teknologjisë VAR, teksa Rinkon goditi tranversën.

Disa drithërima të vogla për portierin danez të Romës, Olsen, teksa duhet theksuar se ka qenë një debutim fantastik për Pastoren, i kudondodhur, por edhe Ynder ka treguar klasin e tij. Pikërisht shtyllat u bënë pengesë për djemtë e Di Françekos, pasi e goditën dy herë: Kolarov dhe Xheko.

Pastore gaboi një mundësi të artë për të shënuar, teksa në fund ishte një super aksion i Klajvertit që pasoi në shtyllën e dytë për Xhekon, i cili gjeti kuadratin dhe mposhti Sirigun.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.