Historia e trajnerit të Chelseat, Tuchel, është jo pak motivuese. Pasi arriti në finalen e “Champions League” me ekipin e PSG do të shkarkohej nga drejtuesit për një fjalë goje. Në intervistën e dhënë për një nga mediat Tuchel do të shprehej se nuk e kuptonte detyrën e tij si trajner te ekipi francez.
Kuptimi ishte i qartë se lojtarët e PSG ishin në nivel të jashtëzakonshëm dhe nuk kishin nevojë për “profesor”. Por nga krahu tjetër drejtuesit e francezëve zgjodhën që ta interpretonin ndryshe këtë deklaratë.
Në këtë mënyrë Tuchel u afrua te Chelsea dhe pjesa tjetër është e gjitha histori. Me vetëm pak muaj në krye të londinezëve, ky trajner është përballur tre herë me Guardiolën, dy herë me Zidan, dy herë me Simeonen, me Klop, Murinjon dhe Ancelotin.
Nga të gjitha këto ndeshje Chelsea numëron 9 fitore dhe 0 humbje, me vetëm dy gola të pësuar. Duke i bashkangjitur edhe fitimin e “Champions League” në finalen kundër Manchester City, e gjithë puna e Tuchel është për t’u admiruar. Ndërsa sa i përket reagimit dhe përjetimit të ndeshjes, është sërish për t’u veçuar. /Sport Ekspres/
Tuchel’s reaction ?pic.twitter.com/gi0ODtlPOp
— SCORED GOALS ?? (@scoredgoalss) May 29, 2021