Moment paqeje për Armando Brojën. Më në fund sulmuesi shqiptar gjen qetësinë e munguar javët e fundit, duke tundur përsëri rrjetën në Holandë. Futbollisti 19-vjeçar ka shënuar kundër Zwolle, në ndeshjen që aktualisht mban shifrat 1-0 falë golit të tij dhe është ende duke u luajtur.
Broja shërbehet me një top në drejtim të zonës, ku sapo hyn në të e dërgon topin mes këmbëve të portierit kundërshtar. Sfera ndalet në rrjetë dhe Talenti kuqezi mund të marrë frymë lirisht. Ngrërçi prej 10 ndeshjesh pa gol, duke përfshirë edhe ato me Kombëtaren shqiptare, është flakur tutje nga Armando Broja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Broja scores the opening goal. #Chelsea pic.twitter.com/oNXoBndgFz
— Yugam (@cfc12) May 1, 2021