Eze dëshiron të largohet nga Shqipëria, një ofertë nga jashtë hyn mes Kukësit dhe golashënuesit të Superiores

Lajme të reja vijnë nga kampi i Kukësit në këtë prag merkatoje. Kampionati është drejt fundit dhe skuadrat e lojtarët nisin të bëjnë llogaritë e tyre për sa i përket transferimeve. Një prej futbollistëve që ka rënë në radarët e klubeve të huaja është edhe Patrik Eze.

Sulmuesi nigerian ka spikatur këtë sezon me skuadrën e Kukësit. Plot 13 gola mbajnë firmën e tij në këto 30 ndeshje, duke qenë kështu golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore për momentin. Sipas asaj që raportohet në emisionin “Sport Magazine“ në “Ora News“, një ofertë nga Katari josh Ezenë. Vetë lojtari së bashku me bashkëshorten e tij dëshirojnë të largohen nga Shqipëria, por fjalën e fundit do e thotë klubi verilindor.

Kontrata mes palëve përfundon në verën e ardhshme, prandaj ekipi nga Katari duhet të derdhë para në arkat e Kukësit për të brë të tijin sulmuesin nigerian. Një ofertë e kënaqshme financiarisht do të lumturonte të dyja palët, si futbollistin, ashtu edhe Kukësin, që do të përfitonte nga shitja e tij, për të mos e lënë të ikë me parametra 0 vitin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online