Sulmuesi shqiptar, Elis Bakaj është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës bjelloruse, Shaktar Soligorsk. 30-vjeçari ka gjetur shpeshherë rrugën e rrjetës me këtë fanellë dhe është lider i sulmit.
Edhe në takimin e sotëm përballë Rubin Kazanit, Bakaj ka arritur të gjejë golin. Në minutën e 33’ të sfidës miqësore, bomberi shqiptar shkëputet mirë në zonë dhe në shtyllën e dytë, ndëshkon portierin kundërshtar.
Goli i sulmuesit i dha avantazhin skuadrës së tij, por avantazh që nuk zgjati shumë. Rusët e Rubin Kazanit shënuan dy herë dhe përmbysën shifrat, duke përfituar dhe nga një karton i kuq i një prej lojtarëve të Soligorskit.
Miqësore
Rubin Kazan – Shaktar Soligorsk 2-1
Shënues: Poloz 35′, Salagov 53′ / Bakaj 33′