VIDEO/ Tjetër çmenduri në Katar pas Argjentinës! Donin të bojkotonin Botërorin, Japonia i tregon derën Gjermanisë mes përmbysjes së madhe

Një tjetër çmenduri është prodhuar në Katar pas fitores së djeshme të Arabisë Saudite kundër Argjentinës. Këtë herë është Japonia që ka arritur të fitojë ndaj Gjermanisë në shifrat 1-2. Pancerat kaluan të parët në avantazh me anë të Gundogan që nuk gaboi nga pika e penalltisë. Pjesa e parë foli për dominimin e gjermanëve, por në të dytën, erdhi përmbysja. Japonia e rriti ndjeshëm nivelin dhe Doan do të barazonte në të 75, përpara se Asano t’i jepte goditjen e fundit në të 83.

Në nisje të takimit, gjermanët kanë protestuar me gojën e mbyllur për FIFA, pasi nuk e lejoi Nojer që të mbante shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit për të treguar mbështetje për LGBT. Madje mediat gjermane kërkonin bojkotimin e turneut për këtë vendim të FIFA. Ndoshta nuk ka nevojë që ta marrin me vullnet të plotë këtë hap, Japonia ishte e para që i tregoi derën. /Sport Ekspres/

 

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online