Katari arriti që ta blejë Botërorin e 2022. Provat janë dhënë nga Blater për mënyrën sesi ky shtet arriti të siguronte votat për të marrë kryeqendrën e vëmendjes së botës. Nuk ka ngelur me kaq, Katari ka shpenzuar para të frikshme edhe për organizimin e evenimentit. Sipas të dhënave të fundit, thuhet se Katari ka shpenzuar rreth 200 bilion për organizimin e Botërorit, ndërsa GDP e vetë shtetit të tyre është 180 bilion.
Diferenca është e frikshme me shtetet e tjera që kanë organizuar botërorin, pasi Rusia shpenzoi 12 bilion në 2018, Brazili shpenzoi 15 bilion në 2014. Gjithashtu vlen të theksohet se GDP e shtetit të Shqipërisë është 18 bilion, 12 herë më pak se shpenzimet e Katarit për Botërorin. /Sport Ekspres/