Piasti ishte surpriza e bukur e futbollit polak. Askush nuk e priste, por ata u shpallën kampionë dhe fundjavën që lamë pas mposhtën Leç Poznanin me rezultatin 1-0 dhe në fund grintën trofeun më të rëndësishëm në Poloni.
Goli i shënuar prej tyre tërhoqi vëmendjen, pasi erdhi prej një gabimi të skuadrës mike. Parzishek shfrytëzoi rastin dhe realizoi, ndërkohë që bien në sy në stadium reklamat e kompanive të basteve në stadium.
Veç kësaj, shikohen edhe koeficientet “live” dhe fitorja e Piastit vlerësohej me koeficientin 1.37. Gabimi i bërë nga mbrojtësi i Leç Poznan, i cili nuk merret vesh me portierin, mund të lërë shkak për dyshime. Gjithsesi vendasit ishin dukshëm favoritë dhe nuk mund të linin t’u ikte titulli në ndeshjen e fundit. Sidomos ndaj një kundërshtari që nuk kishte asnjë motivim.