Halili: Tirana bëri zgjedhjen e gabuar, ja pse vuajnë

Tirana është në një situatë mjaft kritike në këtë fund kampionati, me bardheblutë që rrezikojnë rënien në Kategorinë e Parë. Aktualisht, Tirana ka 2 pikë më shumë se Kastrioti, por kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur dhe gjithçka mund të ndodhë.

Në lidhje me situatën e kryeqytetasve, ka folur një “ish” si Mahir Halili. Ish-sulmuesi i njohur ka folur në emsionin “Kampionët” në Vizion Plus, ku është shprehur se problemet e Tiranës janë të shumta dhe se ndeshja e luajtur pa tifozë kundër Kastriotit ishte një gabim i rëndë.

“Mendoj se Tirana nuk është mirë nga të gjitha anët. Klubi ka probleme me tifozët, që janë armë e fortë, skuadra gjithashtu ka probleme. Ata që janë brenda i dinë edhe më mirë. Megjithatë unë mendoj se gabimi i parë ishte që ndeshja kundër Kastriotit u luajt pa tifozë. Ata të japin një shtysë dhe duhet të ishin në krah ekipit.”

“Nuk diskutohet që problemet janë me kohë te Tirana, ama nuk mund të luash një ndeshje të tillë jetike për sezonin pa tifozë. Ndeshja kundër Kastriotit ishte shumë e vakët. Ka qënë një nga ndeshjet më të dobëta të Tiranës në muajt e fundit. Tirana ka humbur pikë në minutat e fundit. Nuk kanë qënë të përqëndruar, nuk ka pasur stofin e skuadrës së dikurshme kampione. Më vjen keq por Tirana ka ndjekur politika të gabuara. Në ndeshjen kundër Kastriotit , drejtuesit menduan se tifozët do t’i bënin presion lojtarëve, por kanë gabuar rëndë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online