Në futboll ndodh shpesh që tifozët të hyjnë në fushë dhe të japin mesazhet e tyre në lidhje më një kauzë që përfaqësojnë. Por e rrallë është që dikush të hyjë në fushë për të arritur sulmuesin kundërshtar, i cili më parë u ka ikur mbrojtësve të skuadrës së tij.
Kjo ka ndodhur me një tifoz të Trabzonsporit në miqësoren që ekipi i tij po luante ndaj Parmës. “Viktima” e një shakaje të tillë është ish-sulmuesi i Interit, Karamoh.
Ky i fundit ka marrë një top të larguar nga një goditje këndi dhe ka vrapuar drejt zonës kundërshtare. Një tifoz ka zgjedhur të testojë shpejtësinë e tij me atë të Karamoh, duke krijuar edhe momente ilariteti te të pranishmit.
Kafalar p?r?l p?r?l. pic.twitter.com/5Xxh68zAQi
— De Souza¹? (@sezerbsglu) July 27, 2019