VIDEO/ Tifozët shqiptarë u zhgënjyen dhe thanë se fitorja e Haxhi Krasniqit ishte “e blerë”, gjyqtari shpjegon pse i dha fitoren: Algjeriani më goditi dhe mua

Haxhi Krasniqi u kthye në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje boksi ndaj  Nadjib Mohamedi. Kjo përballje u zhvillua në Fadil Vokrri dhe u fitua nga Krasniqi, por tifozët shqiptarë mbetën të zhgënjyer. Shumë ndeshje përpara eventit kryesor të Krasniqit u mbyllën me vendimet e arbitrave, duke i shkuar në favor boksierëve shqiptarë.

Edhe për shkak të kësaj arsye, fakti që ndeshja e Krasniqit u mbyll para kohe dhe u dha nga gjyqtari, bëri që shumë tifozë shqiptarë të zhgënjëheshin. Ata kërkonin një mënyrë tjetër fitore dhe u fol jo pak se Krasniqi “e kishte blerë” gjyqtarin.

Në një intervistë për “Gazeta Blic Sport”, gjyqtari Ajet Rrecaj ka shpjeguar gjithçka sa i përket vendimit të marrë. “Unë jam i obliguar t’ia tërheq vërejtjen që të mos godasë jashtë rregullave, unë ia tërheqa vërejtjen tri herë boksierit algjerian, ai nuk u përmirësu, rregullat janë rregulla, nuk ka rëndësi a je algjerian, a je kampion, apo çka je,

Nuk lejoj unë të godasë jashtë rregullave, ai le të thotë çkado. Edhe në futboll ka rregulla, niher ta jep kartonin e verdhë – pastaj ta jep të dytin dhe të largon, a është ashtu? Njëherë kur ra gongu dhe i ndava boksierët, në një moment algjeriani me të dyja duart me kap te dorë e majtë, më godet aty. Nuk lejohet askund tjetër që një boksier të godas gjyqtarin. Por për shkak të opinionit, e lejova. Pastaj vetëm pak më vonë, e goditi Krasniqin mbrapa koke. Prandaj nuk e tolerova më”, tha Rrecaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online