Modest në maksimum, Tabarez refuzon ndërtimin e statujës në Uruguai

Trajneri i Uruguait, Oskar Tabarez, ka fituar statusin e një heroi për popullin uruguaian falë punës së shkëlqëyer që ai ka kryer më përfaqësueses amerikano-jugore gjatë 12 viteve të fundit. “Mjeshtri” siç e thërrasin të gjithë sapo ka nënshkruar një kontratë që do e mbajë atë të lidhur me kombëtaren e Uruguait deri në Botërorin “Katar 2022”, vit në të cilin Tabarez do të ketë mbushur 75-vjeç.

Për të vlerësuar punën e madhe të trajnerit, këshilli bashkiak i kryeqytetit të Uruguait, Montevideos kishte propozuar ngritjen e një statuje në nderim të tij. Por, kjo ide nuk është pranuar nga 71-vjeçari, i cili ka thënë se ai nuk ishte kurrsesi më i rëndësishëm se lojtarët e tij.

Gjithsesi në të ardhmen është mëse e sigurt që Tabarez do të ketë një statujë në vendlindjen. Rekordet e teknikut uruguaian janë me të vërtetë shumë të veçanta. Ai është vetmi trajner që ka drejtuar një përfaqësuese në katër edicione të ndryshme (1990, 2010, 2014, 2018), si dhe mban rekordin si trajneri me numrin më të madh të ndeshjeve me një skuadër kombëtare, momentalisht 185.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online